Edhe tek shqiptarët edhe te serbët ka të tillë që nuk e kuptojnë momentin aktual – se situata ka ndryshuar dhe se duhet të arrihet një marrëveshje.
Kështu ka thënë kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendit e Serbisë, Milovan Drecun.
Ai i tha RTS-së se kundërshtarë të arritjes së një marrëveshjeje për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës ka nga njëra dhe nga ana tjetër, si dhe nga jashtë, transmeton Klan Kosova.
Drecun theksoi se nuk pret ndryshime të mëdha në Prishtinë dhe nuk ka rëndësi kush ulet pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në bisedime.
“Ata vazhdimisht po negociojnë për shkak se kanë shumicën dhe pushtetin ekzekutiv dhe ata vazhdimisht koordinojnë paraqitjet e tyre në Bruksel. Hashim Thaçi nuk punon sigurisht i vetëm, ata konsultohen me disa zyrtarë ndërkombëtarë, ata gjithashtu kanë mentorët e tyre. Mendoj se lëvizja kyçe ndodhi pas shkuarjes së Hashim Thaçit në Washington kur ai tha se nevojitet të arrihet një marrëveshje historike me Serbinë.”
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë ende fuqia më e madhe në botë dhe kthesa në administratën e Trumpit krijoi një hapësirë manovrimi për Serbinë që mund të rihapte çështjen që shumë kanë menduar se ka mbaruar.
“Ne kemi bërë gabime në histori dhe kemi vuajtur. Nëse tani nuk e kuptojmë mundësinë historike dhe rëndësinë e marrëveshjes historike me shqiptarët, do të bëjmë një gabim që do të ndikojë në të ardhmen e të gjithë kombit serb, shtetit serb dhe do të na sjellë në vuajtje të reja. le të themi, edhe pse ka nga ata që nuk e kuptojnë se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje “, theksoi ai./klan kosova/
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...