Google ADS

Danimarka fton futbollistë amatorë për ndeshjen ndaj Uellsit

10:55 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Danimarka gjen zgjidhje në mes të skandalit të madh.

Skandali në futbollin danez ka marrë përmasa të mëdha, pasi futbollistët e kombëtares vendosën të largohen nga grumbullimi, duke akuzuar federatën për shfrytëzim imazhi.

Edhe klubet e Superligës dhe ligës së parë daneze vendosën të mos dërgojnë lojtarë në këto takime, pasi thanë se zgjidhja e përhershme është më e mirë sesa fama për të luajtur në një apo dy takime.

Megjithatë federata ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, për t’u paraqitur në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj përfaqësueses së Uellsit.

Kështu janë grumbulluar disa lojtarë nga liga e tretë dhe ajo amatore e vendit, me qëllimin e vetëm për t’u paraqitur në fushë dhe për të shmangur pezullimin nga UEFA, transmeton “TCH”.

Nëse Danimarka nuk zbret fare në fushë ndaj Uellsit, rrezikon jo vetëm përjashtimin nga Liga e Kombeve, por edhe nga eliminatoret e Euro 2020.

Ja lista e Danimarkës:

Morten Bank – Avarta

Christian Bannis – TPI

Mads Priisholm Bertelsen – TPI

Christian Bommelund Christensen – Jægersborg Boldklub

Rasmus Gaudin – Vanløse

Adam Fogt – Kastrup

Anders Fønss – TPI

Victor Hansen – Frederikssund

Anders Hunsballe – Greve

Oskar Højbye – Vanløse

Christoffer Haagh – Jægersborg Boldklub

Christopher Jakobsen – Hillerød

Nicolai Johansen – Vanløse

Rasmus Johanson – HIK

Kevin Jørgensen – Jægersborg Boldklub

Kasper Kempel – Skovshoved

Daniel Nielsen – Vanløse

Troels Cillius Nielsen – Birkerød

Christian Offenberg – Avarta

Kasper Skræp – TPI

Daniel Holm Sorensen-Skovshoved

Simon Vollesen-Bikerod

Louis Veis- Jagersobr Boldklub

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme