Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se dështimi i mundshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Republikën e Serbisë.
Jovanoviq thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në Bruksel, duke shtuar se ky është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ka zgjidhje të mirë për Kosovën. Ne nuk zgjedhim ndërmjet të mirës dhe të keqes”, ka thënë Jovanoiviq për televizionin serb First TV, transmeton Gazeta Express.
Kryetari LDP-së, thotë se Serbia do të kolapsojë si shtet në rast se nuk arrin të gjejë një zgjidhje për problemin e Kosovës.
“Nuk është e vërtetë se nuk do të ndodh asgjë nëse nuk e zgjidhim problemin e Kosovës. Është një konflikt i ngrirë, është një konflikt që Serbia do të kolapsojë si shtet. Do të mbetemi të izoluar”, ka shtuar Jovanoviq.
Sipas tij ky është shansi i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit të Kosovës.
“Ky është shansi i fundit për brezin tonë. Serbia nuk mund të përballojë për të pritur edhe 10 vjet tjera apo 15, apo edhe 100, për ta zgjidhur çështjen e Kosovës”, është shprehur politikani serb.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin