Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha në një prononcim për Telegrafin ka dhënë detaje rreth vrasjes së djeshme në ndërtesën e AKI-së.
Berisha bëri të ditur se sot do të dërgohet në gjykatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj punëtorit të AKI-së.
Berisha ka thënë se në bazë të informatave që ka arma që është përdorur për vrasjen është ilegale.
Ai po ashtu tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes pasi procedura është në faza tjera hetimore.
“ Njëherë nuk ka asgjë për shkak të veprimeve hetimore të cilat janë ndërmarr deri më tash. Në bazë të kërkesave, sot dërgohet në gjykatë për t’ia caktuar masën e paraburgimit. Çështjet tjera mbesin në faza tjera hetimore. Ata kishin qenë shok më herët, e për motive të vrasjes ende nuk di. Me sa kam informacion arma ka qenë ilegale”, ka thënë Berisha për Telegrafin.
Edhe Policia e Kosovës, në bazë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në vrasjen e së martës që ndodhi në ndërtesën e AKI-së, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 25 fishekë.
“Është arrestuar personi i cili ka shtënë me armë zjarri mbi viktimën. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 25 fishekë”, thuhet në raport.
Ndryshe, vrasja ka ndodhur të martën rreth orëve të mëngjesit në ndërtesën e AKI-së, mes dy punëtorëve të saj, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...
Certifikohen zyrtarët policorë nga Kosova dhe Shqipëria në “...
Ushtarët e ri të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes tregon se si ...