Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së ka deklaruar se partitë politike opozitare duhet t’i bashkohen ekipit negociator të Qeverisë, por duke mos hy në tema se çfarw do të diskutohet në Bruksel për dialogun me Serbinë.
“Kushdo që është interesuar që ta shtyjë Kosovën në fazën përmbyllëse të shtetësisë, duhet të ketë këtë qasje, do të duhet ta mbështesin ekipin negociator në Kuvend. Të ftoni për konsensus politk. Pa hy në tema se çka do të diskutohet”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha se diskutimi duhet të nis nga dy dimensionet e dështimit të Pakos së Ahtisaarit, përkatësisht për veriun e Kosovës dhe mosantarwsimin e Kosovës në OKB.
“Edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit, ndërsa sot ulet me këtë pako në Kuvend të Kosovës”, shtoi ai.
Sipas tij, qëndrimi i PDK-së është se uk ka ndarje as korrigjim të kufijve dhe as shkëmbim territorial.
“Kosova nga tema të tilla duhet të mbrohet në Bruksel”, tha Hoxhaj, duke mos e përfshirë mundësinë që ku subjekt ta pengojë presidentin Hashim Thaçi ta diskutojë çështjen e kufijve në Bruksel.
Këto deklarata Hoxhaj i bëri në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” do ku po diskutohet për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.
Folës në tryezën e moderuar nga Jeta Xharra do të jenë:; Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK; Albin Kurti, kryetar i LVV, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit; Fehmi Beja, kryetar i Komunës së Medvegjës; Nenad Rashiq, kryetar i PDP; Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, si dhe deputetë, ish-deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë tryezës do të emetohen video të shkurta të pikëpamjeve të analistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa e rajoni të dhëna ekskluzivisht për këtë tryezë.
Tryeza diskutimi ‘Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, organizohet nga Emisioni ‘Jeta në Kosovë’
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...