Një zjarr i madh dhe shkatërrues që përfshiu Çikagon në 1871, u bë i njohur si zjarri i Madh i Çikagos, zgjati dy ditë, nga 8 tetori deri më 10 tetor.
Zjarri shkatërroi rreth 3.3 kilometra katrorë të Çikagos, mori mbi 300 jetë dhe i la të pastrehët mbi 100,000 banorë.
Më shumë se dy të tretat e strukturave të Çikagos ishin bërë nga druri në atë kohë. Kulmet e shtëpive trotuaret e qytetit ishin gjithashtu prej druri, gjë që çoi në përhapjen e zjarrit.
Zjarri nisi rreth orës 21:00 të dielën, në një hambre të vogël që i përkiste familjes O’Leary.
Ajo që e bëri situatën më të keqe ishte gabimi i rojtarit: ai dërgoi zjarrfikësit në vendin e gabuar, dhe kjo bëri që zjarri të mos parandalohej në kohë.
Dy orë pas fillimit të zjarrit, Major Roseëell Mason filloi të kërkonte ndihmë nga qytete të tjera aty pranë. Edhe pse zjarrfikësit ndërhynin, për shkak të minierave të ujit të qytetit, situata u bë e pashpresë dhe qyteti u dogj .
Vetëm disa struktura i mbijetuan flakës, siç ishte Kulla e Ujërave në Çikago, vilë e policisë së Bellingerit, stacioni i pompimit në Chicago Avenue, një kishë dhe një shkollë e mesme.
Ndërsa kur zjarri kishte shkrumbuar gjithçka, në mesnatën e 9 tetorit filloi shiu.
Megjithëse shkaku i zjarrit nuk u përcaktua kurrë, disa legjenda tregojnë se shkaku i këtij zjarri ishtëi një fenar ( llambë zjarri) pranë lopës në hambarin e familjes O’Leary.
Familja O’Leary mohoi këtë histori, por askush nuk i besoi ato, duke pasur parasysh faktin se prona e tyre ishte pika fillestare e zjarrit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...