Shqipëria do të nisë të premten në mbrëmje eksperiencën në Ligën e Kombeve, teksa do të presë Izraelin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të grupit ku bën pjesë bashkë me Skocinë.
Kuqezinjtë janë përballur me izraelitët edhe në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, teksa u mposhtën 0-3 në Elbasan dhe triumfuan me të njëjtin rezultat në Tel Aviv.
Ashtu si në sfidën e kaluar, edhe kjo ndeshje pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa UEFA ka sjellë një arbitër mjaft të njohur, për të vendosur drejtësi në katërkëndëshin e blertë.
Bëhet fjalë për hungarezin 42-vjeçar Viktor Kassai i cili ka gjykuar në nivele të larta, përfshi edhe finalen e Champions League në 2012-ën mes Barcelonës dhe manchester Unitedit, por edhe në botërorin e fundit “Rusi 2018”.
Së fundi Kassai u bë protagonist negativ në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munchen dhe Real Madrid, ku mori një sërë vendimesh të dyshimta, në favor të spanjolëve dhe humbi pikë në sytë e UEFA-s.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...