Vriten pesë protestues nga përleshjet me policinë në Basra

08:56 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Të paktën pesë protestues janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në ditën e dytë të përleshjes me forcat e sigurisë në qytetin irakian të Basras.

Sipas zyrtarëve, të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë gjithashtu janë lënduar, pasi që demonstruesit kanë hedhur koktej molotovi mbi ndërtesat qeveritare, transmeton portali arbresh.info.

Turmat në qytet janë të zemëruar për mungesën e shërbimeve bazë, përfshirë ujë të pijshëm dhe punë.

Një protestues raportohet të jetë vrarë gjatë përleshjeve të ngjashme ditën e hënë.

Banorët lokalë thonë se qeveria është e korruptuar dhe ka lejuar që infrastruktura të kolapsojë në rajonin që gjeneron shumicën e pasurisë së naftës.

Qeveria thotë se është duke bërë përpjekje të qetësojë situatën.

Protestat vijnë pasi politikanët irakianë po përpiqen të formojnë një qeveri funksionale pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në maj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme