Erdhi për kryeshëndosh te dajtë. Derisa po i ngushëllonte ata, mërgimtari nga Austria, Xhevdet Muharremi kishte qel të pame edhe në shtëpinë e tij në Shipol të Mitrovicës.
Ai humbi nënën bashkë me gruan e dajës dhe vajzën e saj në aksident trafiku të hënën pasdite në Dush të Klinës, njofton Klan Kosova.
Nga gjashtë vetë sa ishin në veturë, tre persona humbën jetën e tre të tjerë pësuan lëndime për të cilat po trajtohen në institucionet shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Në të dyja familjet, Bajraktari e Muharremi, po besojnë se deri te tragjedia për shkak të mungesës së sinjalizimit.
Përgjegjësinë për rastin, zyrtarë nga TrainKosi ia bartin komunës së Klinës, e cila, sipas tyre, nuk ka vendosur sinjalizim të mjaftueshëm. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore thotë se do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit.
Banorët e fshatit Dush të Klinës thonë se ky nuk është rasti i vetëm me fatalitet dhe se çdo ditë iu rrezikohet jeta si pasojë e rrugës së papërshtatshme.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...