Victoria Beckham mohon ndarjen nga David por del vetëm me fëmijët në koopertinën e Vogue

07:22 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Pak ditë më parë është prezantuar kopertina e Vogue ku ka qenë një nga ikonat e modës, Victoria Beckham, bashkë me katër fëmijët e saj.

Në fokus të intervistës ka qenë padyshim theshethemi që ka qarkulluar për ndarjen e çiftit por ish këngëtarja tashmë stiliste i ka mohuar të gjitha, pavarësisht se David nuk ka qenë në koopertinën e revistës.

“Njerëzit kanë thënë gjëra nga më të ndryshmet për marrëdhënien tonë për 20 vjet, kështu që Davidi dhe unë thjesht e injorojmë këtë absurditet dhe sillemi si normalisht. Por sigurisht këto thashetheme kanë një efekt të madh te njerëzit përreth nesh, dhe kjo është e padrejtë.”- ka thënë Victoria dhe s’na mbetet tjetër veç ta besojmë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme