Reiner E. Rogowski nuk e sheh me zili këtë ide të spitalit Radeberg, por është i interesuar. Kreu i klinikave Oberlausitz në Bautzen dhe Bischofswerda është i kënaqur që “30 të rinjtë kësaj jave do t’ia fillojnë trajnimin të tyre me ne dhe këto vende i kemi siguruar që nga muaji mars”.
Trajnuesit janë të gjithë nga Oberlausitz dhe drejtorit të spitalit i tingëllon edhe pak si befasi, në kohën e mungesës së aftësisë dhe rinisë në fushën e mjekësisë. “Kjo do të ketë qenë arsyeja qesharake përse të mos fokusoheshim në këtë ide emocionuese nga Radeberg”.
Ideja në fjalë është bashkëpunimi i Klinikës së Asklepios-ASB nga Radebergu me Gjimnazin gjerman Loyola në Prizren të Kosovës. Ky ishte themelua në vitin 2003 nga pastor jezuit gjerman Walter Happel, me ndihmë financiare nga Qeveria federale gjermane. Happel dhe drejtori mjekësor i spitalit Radeberger, Dr. med. Matthias Czech, nga ana tjetër, e kanë njohur njëri-tjetrin që nga vitet e 70’-ta. Në atë kohë Happel ishte një pastor studentor në Munih, dhe atje ishte një kishë simotër në Drezden. Një kishë katolike studentore në të cilën Dr. Czech ishte aktiv si një student mjekësor. Kontaktet vazhduan. “Dhe kur e vizitova Kosovën, e kuptova shpejt se atje nuk ka ndonjë kujdes të mirë mjekësor”, i përkujton ato momente Radeberger.
Pra, ideja lindi, “T’i trajnojmë të rinjtë nga gjimnazi në Prizren, si infermierë të cilët më pas do të ndihmojnë në ndërtimin e vendlindjes së tyre”. Në vitin 2012, praktikantët e parë erdhën në Radeberg. “Ne deri më tani kemi mbledhur vetëm përvoja pozitive”, thotë e kënaqur Heike Lamprecht, menaxherja e klinikës për të moshuar në Radeberg. Dhe tani tema natyrisht se ka ndikuar për të lehtësuar vështirësitë e viteve të kaluara të menaxheres Sebastian Eckert në mënyrë të konsiderueshme, në kërkim të trajnuesve në Radeberg. “Sigurisht, ne gjithashtu i trajnojmë praktikantë me sugjerimin që më vonë ata të qëndrojnë edhe më tej me ne”. Për këtë arsye, për shumicën e kosovarëve të rinj kthimi në atdheun e tyre nuk vjen më në pyetje: “Kjo është një përvojë e nevojshme që ne është dashur ta mbledhim”, ka pohuar Dr. Czech për “Sächsische Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
40 përqind e popullsisë në Kosovë është nën 30 vjeçe, “papunësia e të rinjve është e madhe, kështu që atje nuk ka perspektivë”.
Pra, vallë do të qëndrojnë të rinjtë në Radeberg? “Për fat të keq jo”, pohon me keqardhje drejtori i klinikës, Sebastian Eckert. “Ata qëndrojnë në Gjermani, por shkojnë nëpër spitalet pranë familjeve të tyre, të cilët në Gjermani kanë emigruar nga lufta e Kosovës”. Një veprim, të cilin drejtori do ta luftojë tani: “Për herë të parë ne kemi dy të rinj si praktikantë”. Shpresa është se këta të rinj, janë më të pavarur nga familjet e tyre. “Sigurisht që jemi të bindur për projektin tonë, sepse na ndihmon neve dhe të rinjve”, thotë dr. Matthias Czech, “me një këmbë kemi hy në derë”.
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...