Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ministër i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për kanosje të rrezikut të integritetit territorial të vendit.
Ismaili i është kundërpërgjigjur akterëve të ndryshëm të LDK-së të cilët së fundmi kanë folur për rrezik dhe ndarje të vendit.
“Nëse Kosova është në rrezik, atëherë shyqyr që është gjallë Kadri Veseli”, ka thënë nënkryetari i PDK-së duke shtuar.
“Askush deri më sot nuk ka folur për ndarje të vendit. Këto janë vetëm spekulime dashakeqëse nga LDK-ja”.
Madje, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja dhe kryetari i saj Isa Mustafa I cili ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke i bërë një dëm të madh vendit, por të cilin fatmiërisht e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.
Duke folur për akuzat e LDK-së karshi presidentit Thaçi, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja ajo e cila ka votuar që zotëri Thaçi të bëhet president.
Më tutje, ministri Ismaili ka folur për fazën në të cilën po gjendet vendi aktualisht, nevojitet unitet politik, dhe ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.
“PDK disa herë ka ofruar ide dhe dokumente në lidhje me dialogun me Serbinë. Por për shkak të inateve politike askush nga opozita nuk është përgjigjigur. PDK gjithmonë e ka potencuar se ndarja e Kosovës nuk është opsion dhe asnjëherë nuk do të pranohet.
Për të njëjtat inate, LDK sot nuk morri pjesë në seancë të Kuvendit dhe më pas bëri një teatër të vogël duke u paraqitur me vetëm gjysmën e deputetëve pasi që ajo u shty për nesër”, ka thënë ai.
Në fund, Ismaili ka ftuar opozitën që të propozoj emrat e saj për ekipin e unitetit për dialog me Serbinë dhe të ndaloj zvarritjen e proceseve të rëndësishme për vendin, pasi që nuk ka kohë për tu humbur.
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...