Shumë persona vuajnë nga pagjumësia apo nga fakti se nuk arrin t’i zërë gjumi shpejt.
Mirëpo, ushtria amerikane ka përdorur një metodë me anë të së cilës mund të të zërë gjumi për 2 minuta. Kjo metodë është përdorur gjerësisht për ushtarët që kishin probleme me gjumin dhe u bë publike në një libër.
Me anë të kësaj metode ju do të mund ta vini në gjumë vetën më shpejt dhe norma e suksesit të metodës është 96% pasi e praktikoni për rreth 6 javë. Më poshtë do të lexoni dy proceset e ndryshme që mund të ndiqni për të që të realizoni këtë metodë.
Procesi i parë është më i thjeshti, ku ju duhet të qetësoni mendjen dhe të mos mendoni asgjë. Që kjo të arrihet duhet rreth 1 minutë e gjysmë. Ky minutazh nuk përfshihet në 2 minutat e vendosjes në gjumë.
Procesi i dytë përfshin 4 pika, të cilat duhen ndjekur që metoda të ketë sukses:
1-Qetësoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt përreth syve.
2-Shtendosni supet, ulini poshtë dhe pastaj rrotullohuni sa nga ana e majtë dhe pastaj djathtas.
3-Qetësoni gjoksin, nxirrni frymën.
4-Relaksoni këmbët, fillimisht pjesën e kofshëve.
Më pas, mendoni një nga këto tre iluzione:
1-Sikur jeni të shtrirë në një kanoe mbi liqen dhe s’ka asgjë tjetër veçse qiellit blu mbi ju.
2-Sikur po qëndroni shtrirë në një krevat ngjyrë kafe në një dhomë katrore.
3-Ose për 10 sekonda mund të përsërisni me vete “mos mendo”, “mos mendo”, “mos mendo”
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...