Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë

23:14 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia e sheh bashkëpunimin dhe dialogun si gur themeli të marrëdhënieve me Greqinë fqinje.
“Ashtu sikurse tha ministri grek Nikos Kotzias, kemi tema me të cilat nuk pajtohemi. Ndonjëherë përjetojmë edhe ditë të stuhishme dhe përballemi me situata të vështira.

Por, për shkak se të dyja palët e konsiderojnë bashkëpunimin dhe dialogun si gur themeli në marrëdhëniet tona, kjo është arsyeja pse në fund mbizotëron sensi i përbashkët”, tha Çavusoglu në një fjalim në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së kryekonsullatës greke në qytetin Izmir ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme