Një gotë verë në ditë e shëndetshme? Gaboheni!
Nëse justifikoheni me faktin se një gotë alkool në ditë nuk ju dëmton, përkundrazi ju bën mirë për shëndetin, mbani shënim: nuk ka asnjë sasi të sigurt në konsumimin e alkoolit, as edhe një gotë!
Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore ‘Lancet’, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit.
Studiuesit pohojnë se konsumi i moderuar i alkoolit mund të mbrojë organizmin kundër sëmundjeve të zemrës, por gjetjet tregojnë se kjo nuk vepron si mburojë për kancerin dhe sëmundjet e tjera. Studimi ka marrë në analizë 195 vende.
Pirja e përditshme e sasisë “standarde” të alkoolit prej dhjetë gramësh, e barabartë me një birrë të vogël, një gotë verë ose një gotë me 30 ml pije të nxehtë, rrit rrezikun e zhvillimit të të paktën një nga 20 sëmundjeve të lidhura me alkoolin.
Në pamje të parë, rreziku nuk duket i madh, por në nivel global merr një dimension tjetër.
Për më shumë, “Në shtëpinë tonë” do të kemi dy të ftuar: Dashamir Elezi, President i Shoqatës së Somelierëve dhe Gent Stroni, doktor i shkencave mjekësore, të cilët do të na shpjegojnë më shumë rreth këtij lajmi.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...