Studiues francezë në fushën e mjekësisë kanë shpjeguar se ata që pinë pak ujë, kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.
Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit të“sheqerit”. Ky është përfundimi më i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve vasopresin shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak, transmeton Telegrafi.
Kështu që duke folur me shifra ata që pinë shumë pak ujë kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.
Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, jep të dhëna se hormoni vasopresin është ndoshta hallka që na mungon për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ky hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup.
Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit.
Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes pirjes së ujit dhe sheqerit të ngritur, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia shkak-pasojë e sëmundjes së sheqertit dhe e pirjes së ujit.
“Kemi llogaritur edhe peshën e të anketuarve, shprehitë e tyre jetësore, pirjen e duhanit dhe alkoolit, por lidhja e pirjes së ujit dhe e diabetit ka mbetur konstante”, ka thënë autorja e studimit, Lise Bankir. /Telegrafi/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...