Edhe pse telefonat celularë janë përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte, bateria e tyre nuk ka fuqinë e dikurshme.
Ditët kur njerëzit prisni që bateria e celularit të tyre të zgjaste një ditë të tërë kanë kaluar, pasi në ditët e sotme ne i përdorim ato shumë më shumë se normalisht.
Por ekzistojnë disa mënyra që mund ta bëjnë telefonin tuaj të rrijë i ndezur për një kohë më të gjatë.
Sipas Stuff, njerëzit duhet të mbajnë nivelin e baterisë mbi 50 për qind, të kenë më shumë se një karikues dhe të rregullojnë parametrat e telefonit.
Normalisht, njerëzve iu thuhet që para se të karikojnë telefonin e tyre duhet ta lënë që bateria të bjerë plotësisht, por faqja e internetit Stuff thotë se kjo mënyrë nuk është e duhura.
Një nga këshillat kryesore është që telefoni të karikohet nga pak, por rregullisht, në mënyrë që bateria të zgjasë sa më shumë.
Rekomandohet gjithashtu që njerëzit të investojnë në blerjen e disa karikuesve.
Çdo përdorues duhet të ketë një karikues për në shtëpi, një për vendin e punës dhe një për ta mbajtur në makinë.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”