Të martohesh si Viking edhe në shek. 21

21:53 | 4 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Një çift norvegjez ka kurorëzuar martesën duke u zotuar në një ceremoni vikinge të frymëzuar nga dasmat që ndodhën rreth 1 mijë vjet më parë.

Elisabeth Dalseth dhe Rune Dalseth u martuan në brigjet e një liqeni norvegjez, plot me varka, në një ceremoni të kryesuar nga prifti pagan, transmeton portali arbresh.info

Pavarësisht nga një edukim konvencional i krishterë, çifti i cili ka një djalë të quajtur Ragnar, zgjodhi të martohej me stilin e luftëtarëve të frikshëm norvegjezë, duke shmangur kështu makinat dhe rrobat tradicionale.

Në dasëm u therr edhe një derr, kazani me gjak i të cilit u vendos në një grumbull gurësh dhe më pas u derdh për të nderuar perënditë.

Romanca e tyre filloi dy vite më parë, pasi ata ishin takuar në një bar.

Në dasëm nuk kanë munguar as detajet më të vogla të një dasme vikinge./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme