Mark Zuckenberg humbi 2 miliardë dollarë brenda ditës

10:38 | 23 Gusht 2015
Arbresh.info

Njerëzit më të pasur në botë kanë humbur shuma të konsiderueshme të parave javëve të fundit si pasojë e dobësimit të tregjeve të aksioneve të ardhur nga problemet ekonomike të Kinës.

Sipas Bloomberg, në total, 400 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur 182 miliardë dollarë vetëm në javët e fundit prej të cilave 76 miliardë vetëm të premten.

Shumën më të madhe të parave të humbur të premten, transmeton arbresh.info, e pësoi themeluesi i Facebook Mark Zuckenberg.

Pavarësisht se pati fitime në fillim të javës, Zuckenberg e përmbylli atë duke pësuar humbje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh të enjten dhe 1,9 miliardë dollarësh të premten.

Njëra nga arsyet që qoi në dobësimin e tregut të aksioneve të premten ishte një raport i Qeverisë kineze se prodhimi në këtë vend ka shënuar gjatë korrikut rënien më të madhe në gjashtë vitet e fundit.

Qeveria kineze ka bërë të ditur se ekonomia e saj e cila është e dyta prej ekonomive më të mëdha në botë është rritur për 7 për qind në fillim të këtij viti megjithëse ka zëra që situata është edhe më e keqe./arbresh.info.

2B93D31900000578-3207033-image-a-15_1440258560966

2B93EE5C00000578-3207033-image-a-13_1440258518997

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme