Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegatin apostolik për Kosovën, Monsinjor Juliusz Janusz.
Haradinaj e njoftoi delegatin apostolik për të arriturat e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Prioritetet e Qeverisë, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe zhvillimin ekonomik.
“I deleguari i Vatikanit për Kosovën vjen me lajme të mira për vendin tonë. Sekretari i shtetit i është përgjigjur një letre dërguar Atit të Shenjtë, përmes së cilës shprehu gatishmërinë që dialogu ynë të vazhdojë në të ardhmen, duke rezultuar me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit.
I deleguari i Vatikanit, Kryeministrit i dhuroi medalonin e Papa John Palit II dhe i përcolli letrën e Kardinalit Pietro Parolin, ndërsa Haradinaj e nderoi këtë delegacion me medaljen e Skënderbeut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë