Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e kufizuar ndarjen e kësteve vetëm në rrethin e parë të familjarëve.
Televizioni Klan ka siguruar një kopje të ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, i cili ka shkuar për miratim në Kuvend.
Ministria e Financave, si hartuese e këtyre ndryshimeve, kërkon që përfitues i dëmshpërblimit të jetë rrethi i parë i familjarëve që përbëhet nga prindërit e personit që ka statusin e të dënuarit politik, bashkëshorti, fëmijët, motrat dhe vëllezërit dhe nipi ose mbesa.
Në momentin që nuk do të gjenden këta përfitues, shuma do të kthehet sërish në buxhetin e shtetit.
Ndryshimet i japin të drejtë që të gjithë ish të dënuarit politikë të përfitojnë menjëherë dëmshpëblimin, pa pritur radhën e kësteve, nëse shuma që do të marrin është më e vogël se 1 milion lekë të reja.
Po ashtu hiqet edhe raporti 70% me 30% për përfitimin e ish të përndjekurve që janë gjallë, por prioritet do të kenë 100% personat që janë ende në jetë.
Ndryshimet u paralajmëruan në fillim të vitit nga ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se ligji ka nevojë për një kufizim, pasi ka shumë palë që po përfitojnë padrejtësisht.
Tv Klan
Aliu nesër nënshkruan marrëveshje për transportin ajror me A...
Gjesti ia hedh ujin në fytyrë Xhenetës
Raportohet se nuk do ta fitojë Topin e Artë/ Statistikat e “...
MINT: Shtyhet afati për skemën e granteve të inovacionit
Dogana realizon kontrolle të rrepta në Aeroportin e Prishtin...
Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketb...