Pacolli i bënë thirrje Opozitës të bëhet pjesë e ekipit negociator

17:09 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka folur para fillimit të seancës së thirrur nga partitë e koalicionit qeverisës. Ai ka thënë se seanca ka gjasë të shtyhet deri në orën 6 e gjysmë, dhe mund të zgjas deri në orët e fundit të mbrëmjes.

Ai i ka bërë thirrje opozitës që të jetë konstruktive – dhe të bëhet pjesë e ekipit negociator në mënyrë që të japin këshilla dhe të ndihmojnë Kosovën.

Pacolli theksoi që shumica e mazhorancës i dëshiron deputetët dhe ekspertët e patriotët e opozitës në tavolinën e negociatave me Serbinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme