Kur Romelu Lukaku shënoi golin e dytë ndaj Burnley, Jose Mourinho kërceu me grushtet lartë. Në të majtën e tij, duke festuar me të njëjtin entuziazëm, ishte një fytyrë më pak e njohur.
I ri në stolin e United këtë sezon është Kieran McKenna, i cili është pjesë e stafit teknik që prej largimit të Rui Faria-s në maj.
McKenna është vetëm 32 vjeç por trajneri buzëqumësht i ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës pasi iu bashkua klubit nga Tottenham më 2016.
Ai ishte trajner te U-18 i United sezonin e kaluar, dhe është përzgjedhur pas largimit të Faria-s.
Këtë verë, Mourinho mund të kishte rekrutuar një trajner me eksperiencë më të madhe në Europë por ai zgjodhi McKenna-n nga Irlanda e Veriut.
Rezultatet e tij ishin një faktor madhor. Skuadra e McKenna shënoi katër ose më shumë gola në tetë ndeshje të 2017/18 duke u shpallur kampione e Premier League për U-18.
Lojtarët flasin për një trajner inovativ i cili studion kundërshtarët me kujdes të madh por gjithmonë lejon spontanitet në stërvitje.
Një mentalitet që ka tërhequr vëmendjen e Mourinho-s, i cili tani e ka marrë McKenna të stërvisë yjet e ekipit të tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...