Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, nuk ka dashur që ta komentojë veprimin e sotëm të deputetes së partisë së tij, Teuta Rugovës, e cila mori pjesë në seancën e thirrur nga pushteti.
Në një prononcim për Gazetën Express, Veliu ka thënë se për këtë gjë duhet pyetur vetë deputetja Rugova.
“Nuk ka koment, duhet ta pyesni Teuta Rugovën për këtë. Ajo është deputete, atë duhet ta pyesni për veprimet që i bënë” ka thënë Veliu për Gazetën Express.
Ndryshe nga Agim Veliu, i cili ka zgjedhur që të mos e komentojë këtë veprim të deputetes, ka qenë Bajram Gecaj ai i cili e ka quajtur si një vendim të mbrapsht.
Ky vendim i deputetes së LDK-së, është kritikuar edhe nga partitë të cilat janë së bashku me LDK-në në opozitë.
Kreu i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se LDK-ja përmes deputetëve të tyre po e mundësojnë thirrjen e seancave të pushtetit.
Ndërsa Dardan Molliqaj ka thënë se partia e Isa Mustafës po e ndihmon gjithmonë PDK-në që të dalë nga kriza.
Seanca e sotme e thirur nga pushteti kishte nisur në orën 09:00, ku pritej të miratohej Grupi i Unitetit për dialog me Serbinë në Bruksel që do të kryesohej nga kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.
Seancë për ditën e sotme ka ftuar edhe opozita, ku pritet të miratohet një rezolutë që ia ndalon presidentit Hashim Thaçi që të flasë për çështjen e kufijve në dialogun e Brukselit me Serbinë.
Hashim Thaçi do të udhëtojë me 7 shtator për takimin e radhës me Vuçiqin në Bruksel. Në këtë ditë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte bërë thirje që të organizohet një protestë paqësore dhe masive kundër Hashim Thaçit./GazetaExpress/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...