Google ADS

Ujkani: Stadiumi “Fadil Vokrri” po na lejon që të përgatitemi maksimalisht

13:28 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Portieri i përfaqësuesës së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur i gatshëm për sfidën e parë ndaj Azerbejxhanit, që do të zhvillohet më 7 shtator.

Kosova sot ka mbajtur stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes.

Në këtë stërvitje munguan lojtarët si Valon Berisha, për shkak të lëndmit dhe Besar Halimi, i cili nuk është ftuar për këtë ndeshje.

Pas përfundimit të stërvitjes, Ujkani, foli për mediarreth grupit të lojtarëve dhe përgatitjeve.

I pyetur se si është atmosfera brenda grupit të lojtarëve, kapiteni Ujkani u përgjigj kështu: “Shumë mirë, është atmosferë, besoj që prapë kemi bërë një stërvitje të mirë, në nivel të lartë, kushtet janë shumë të mira, fusha po na lejon që të bëjmë përgatitjet maksimale. Sot, e kemi edhe një stërvitje në mbrëmjë, po vazhdojnë punën taktike dhe fizikisht normalisht, pasi që shumë futbollistë janë të ngarkuar nga lojët që kanë zhvilluar para pak ditëve”, deklaroi Ujkani, transmeton arbresh.info.

Kosova pritet që më 6 gusht, të udhëtojë për në Baku, të Azerbejxhanit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme