Koscielny shqyrton mundësinë e largimit nga Arsenali

13:04 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Agjenti i mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny ka konfirmuar se nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër në Angli.

Megjithatë, Stephane Courbis pranon se tani po studion opsionet për reprezentuesin e kombëtares së Francës.

Koscielny aktualisht po shërohet pas ndërhyrjes kirurgjike në thembrën e Akilit, e cila gjë ka bërë që të mos paraqitet edhe në këtë sezonin e ri të Ligës Premier.

“Ne kishim oferta të ndryshme, si Kina dhe Franca. Ai nuk e shihte veten duke luajtur në një klub tjetër anglez pos Arsenali”.

“Interesimi i Marseillet gjatë sezonit të kaluar, lojtari po mendon seriozisht të rikthehet në Ligue 1. Ishte një mundësi reale”, tha ai për France Football.

Theksojmë se gjatë afatit kalimtar të verës Monaco dhe Marseille u përpoqën të sigurojnë shërbimet e 32-vjeçarit.

Ndryshe, Koscielny është në radhët e Arsenalit që nëntë vjet dhe ka pasur 238 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme