Sinjalet që mbërrijnë nga Brukseli për çështjen nevralgjike të kufirit në Kosovë, gjithmonë e më shumë anojnë drejt idesë së kufirit.
Pas pohimeve të Federica Mogherinit që mbështet çdo zgjidhje, e cila të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, as aleati i saj, komisioneri i rëndësishëm i Zgjerimit Johannes Hahn nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve, ndonëse këmbëngul që zgjidhja e mosmarrëveshjeve të jetë e tillë që të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit.
“Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve”, tha Hahn në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
I pyetur nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve mund të ndikojë Bosnjën, Maqedoninë apo vendet e Partneritetit Lindor, komisioneri nënvizoi se është herët të flitet për këtë çështje.
“Palët po negociojnë ende. Le të themi, disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente. Mendoj se të dyja palët janë tani të vetëdijshme, nuk do të thosha për shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe, brenda tyre, shumë zgjidhje janë të mundshme”, ka qenë komenti i tij.
Hahn theksoi më tej se do ishte mirë që palët ta arrijnë marrëveshjen deri verën e vitit të ardhshëm./REL
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...