Valon Iberdemaj është personi i dyshuar që ka vrarë me armë zjarri Isa.S që punonte në bufe të ndërtesës së AKI-së.
Sipas asaj që merr vesh Insajderi, Isa.S pasi që kishte kryer vrasjen ai kishte marrë peng një punëtore të AKI-së, duke provuar që së bashku me të, të del nga objekti.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë pak më herët ka dalur me një deklarim publik në lidhje me vrasjen e ndodhur sot brenda objektit të kësaj agjencie.
Sipas AKI-së vrasja e ndodhur nuk ka të bëjë me çështje të cilat ndërlidhen me veprimtaritë e Agjencionit,
”Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK! Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media