Google ADS

Ministri i jashtëm gjerman do të vizitojë Turqinë

11:07 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, do të vizitojë Turqinë për të zhvilluar bisedime në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Turqisë, ministri gjerman Maas do të qëndrojë në Turqi gjatë periudhës 5-6 shtator 2018.

Në kuadër të vizitës së tij, Maas do të takohet me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu ndërsa parashihet që të pritet në takim edhe nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetari i Parlamentit Binali Yıldırım.

Në bisedimet që do të zhvillojë në Turqi, Maas do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë gjermane do të marrë pjesë edhe në hapjen e vitit shkollor 2018-2019 me rastin e 150 vjetorit të shkollës së mesme gjermane në Stamboll ku në këtë hapje do të marrë pjesë edhe Çavuşoğlu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme