Me të filluar viti i ri shkollor, frekuentimi nëpër librari dhe qendra tregtare është i dukshëm, të cilët së bashku me fëmijët e tyre po kryejnë përgatitjet për furnizimin e gjë sendeve të nevojshme shkollore.
Vëmendje më e veçantë për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor iu kushtohet fëmijëve të cilët fillojnë klasën e parë.
Nëpër qendra të ndryshme tregtare dhe nëpër librari të qyteteve të Kosovës vërehet një lëvizje e shtuar e qytetarëve, ndërsa në pjesët kryesore të tyre janë vendosur pajisjet shkollore, fletoret shumëngjyrëshe, lapsat, çantat dhe shumë pajisje të tjera që i nevojiten një nxënësi.
Edhe pse çmimet variojnë për nga libraritë apo qendrat tregtare, si dhe nga cilësia e pajisjeve, në Kosovë në qendrat kryesore tregtare çmimi për pajisjet shkollore për një fëmijë të klasës së parë fillon nga rreth 10 euro e mund të shkojë deri në rreth 55 euro, ku nuk përfshihen çmimet e librave të cilat ofrohen falas nga autoritetet kompetente.
Një çantë shkollore kushton nga 5 deri në 30 euro, përmbledhjet e pajisjeve si lapsa, goma e mprehëse nga 1 euro e deri në 5 euro, ngjyra nga 1 deri në 5 euro, blloqe për vizatime nga 50 cent deri në 5 euro, çanta për lapsa apo kasetina nga 1 deri në 10 euro, kurse fletoret nga 10 cent deri në 1 euro.
Ndërkaq si zakonisht, prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të nisin ditën e parë të shkollimit me veshje të re.
Nëse shikohen çmimet për një veshje të fëmijës për në klasë të parë, si këmisha e bluza, pantallona, si dhe këpucë, një prindi i duhen nga 40 euro e më lartë, në varësi të cilësisë së tyre.
Duke u bazuar në këto të dhëna nga libraritë dhe qendrat tregtare, prindërit kosovarë harxhojnë mesatarisht 90 euro për t’u siguruar fëmijës së tyre nevojat themelore për të filluar klasën e parë. Ndërsa paga mesatare në Kosovë (sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve, 2017) është 363 euro.
Ashtu si zakonisht viti i ri shkollor në Kosovë nis në javën e parë të shtatorit, që për këtë vit i bie 3 shtator. /AA
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...