Anëtari i grupit negociator të dialogut Kosovë-Serbi, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur sot para se të nis seanca e jashtëzakonshme që ka të bëjë me fazën finale të bisedimeve.
Hoxhaj ka apeluar nga partitë opozitare që të shfaqen unik sa i përket çështjes së fazës finale të dialogut mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, njofton Klan Kosova.
Më tej ai ka shtuar se vet Kushtetua e Kosovës ka ligjin e saj që tregon se cilat janë kompetencat e presidentit të vendit:
”Qëllimi i kësaj seance është që ta kemi një ekip që negocion. Ka qenë kërkesë edhe e opozitës. Kosova duhet të përcaktohet unike në raport me Serbinë”.
”Në këtë drejtim shpresojmë që Kuvendi voton e të mbyllet kjo temë. Me vonë do të dalim me një raport se cilat do të jenë temat e dialogut dhe ”vijat e kuqe”.
”Në dialogun me Serbinë përfaqësojmë shtetin e Kosovës dhe Kushtetuta e Kosovës flet qartë se cfarë mandati dhe kompetence ka Presidenti”.
”Duhet të ketë një listë temash të cilat do të trajtohen dhe një mënyrë strategjike e cila duhet praktikuar nga pala kosovare në raport me palën serbe në dialog”.
”Kuvendi i Kosovës e ka edhe rolin mbikëqyrës. Secili që pretendon se ky është një interes strategjik, e tash është cështja
”Vendi po hyn në një fazë të rëndësishme, në shtatë vitet e fundit kemi bërë progress, jemi të përcaktuar saktë se nuk duam të dialogojmë me Serbinë deri në pafundësi”.
”Ftojmë të gjitha partitë politike që për temat tjera jo për dialogun mund t’i japin dallimin e idetë e tyre, por kur bëhet fjalë për dialogun është më se vitale një unitet politik”.
”Është koha e fundit që realisht ta mbyllim shtetësinë e Kosovës”/klan kosova/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll