Barcelona gjen përforcimin e ri të janarit

09:34 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Barcelona kërkon një përforcim të ri nga Holanda.

Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri, që mund të jetë i pari gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katallan vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin e Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jonh.

Ylli i ri holandez ishte objektiv i Barcelonës edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Palët nuk arritën marrëveshje por plani i Barcelonës është të provojë sërish blerjen e tij për pjesën e dytë të sezonit në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme