Aktivisti i njohur i shoqërisë civile dhe njohës i çështjeve politike, Haki Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje liderit të NISMA-s Fatmir Limaj, që të distancohet nga siç e ka quajtur ai ‘Orbita e PDK-së dhe e ShIKU-t’.
Sipas Abazit, Limaj duhet të largohet përfundimisht nga shantazhet e ShIKU-t dhe t`i thotë po rezolutës që ia ndalon presidentit Thaçi të flasë për korrigjimin e kufijve.
Postimi i plotë:
Fatmir Limaj dhe fundi i NISMA-s?
Para pak dite, kur Limaj doli kundër ndarjes dhe marrëveshjeve nëpër “biruca”, shantazhi i SHIK-ut u aktivizua duke i treguar lakun Limës edhe njëherë. Shantazhim klasik i shkollës se UDB. ” Po bëre zë, ta vëmë lakun në fyt, t’i qesim edhe do të zeza tjera këtu edhe atje”.
Por në fakt Limaj duhet të lirohet nga ky shantazh duke marrë vendim që përgjithmonë të largohet nga orbita e PDK dhe SHIK. Qëndrimi në orbitën e PDK e sjell si një elektron që i është ofruar bërthamës së krimit. Sa më afër bërthamës aq më e fortë është lidhja, por është në dorën e Limaj dhe Jakup Krasniqit që njëherë e përgjithmonë dhe sot të dalin në anën e rezolutës që në fakt edhe ja forcon edhe më shumë pozitën e negociatorit Fatmir Limës si kryenegociator, nëse vërtet ka çka të negociohet. Nëse dalja në anën e rezolutës do të thotë prishje e koalicionit me PDK, e para shteti është më i vlefshëm se koalicioni dhe e dyta nëse dikush është i interesuar të mos prishet koalicioni, është vet PDK dhe Taci që janë në nivelin gati zero të përkrahjes edhe nga vet PDK dhe anëtarësia e gjerë që po e ndjenë veten të fyer e të mashtruar nga nënshtrimi i Taci para Vucic dhe agjendës së tij për shpërbërje të shtetit, në kundërshtim me partnerët ndërkombëtarë dhe përçarje të Shqiptarëve në Ballkan.
Nuk ka se si të mos jetë kritike sot dalja e NISME-s në anën e Rezolutës, sot vendoset në kandarin e shteti secili deputet por sidomos NISMA sepse cila do të ishte arsyeja për të votuar NISME-n në të ardhmen nëse ajo vepron si PDK dhe i behet shërbëtore PDK-së në momente kur më së shumit vendit i duhen forcat për ckapjen e shtetit. Populli nuk është mace me të grithë por sigurisht që një dite ka me grrithë fletëvotimin kundër atyre forcave politike dhe individëve që nuk gjejnë kurajon që interesin e shtetit ta vendosin para interesit të vet personal./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...