Shkodran Mustafi nuk dënohet pse bëri shqiponjën

07:57 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga Federata e Futbollit e Anglisë për festimin me shqiponjë në golin ndaj Cardiffit.

Ai shënoi golin e parë në fitoren e Arsenalit 3:2 në fundjavë dhe më pas festoi me shqiponjë, e që nxiti raportime se ka mundësi të dënohet për shkak të këtij simboli.

Megjithatë, FA nuk e ka dënuar mbrojtësin shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar për këtë simbol pas fitores ndaj Serbisë në Botëror, ndërsa Federata Angleze ka njoftuar se nuk do të ndërmarrë masa ndaj Mustafit.

Ditë më parë edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani kishte bërë shqiponjën, por ishte shprehur se e ka bërë për nipin e saj dhe është spontane, ndaj nuk brengoset nëse mund të dënohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme