Sot mbahet një tubim i qetë publik para Gjykatës Kushtetues për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Organizatorët nëpërmjet Facebook-ut, kanë njoftuar për këtë tubim, duke shkruar se Blert Morina, ka paraqitur kërkesën për ndërrim të emrit dhe të shënuesit të gjinisë në dokumentet e identifikimit, në mënyrë që ato të reflektojnë identitetin e tij gjinor.
“Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë dhe Agjencia për Regjistrimin Civil kanë refuzuar këtë kërkesë duke shkelur të drejtën e Blertit në privatësi dhe obligimet për mbrojtje të të drejtave të njeriut që dalin nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Prandaj, ju ftojmë që të bashkoheni në tubimin e qetë publik para Gjykatës Kushtetues për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ta zbatojnë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut siç kërkohet nga neni 53 i Kushtetutës së Kosovës. Demokracia dhe drejtësia nuk duhet të jenë përjashtuese, ato duhet sendërtuar mbi bazën e barazisë dhe pranueshmërisë për të gjithë qytetarët. Tani, më shumë se kurrë, është koha që institucionet tona dhe shoqëria të angazhohen mirëfilli që të ofrojnë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të komunitetit transgjinor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...