Çdo prind dëshiron që fëmija të marrë vlerësime të mira në shkollë dhe të jetë i suksesshëm në jetë, por a ka një recetë të provuar, për ta bërë këtë gjë të mundur? Shkencëtarët mbështesin këto 5 mënyra për të rritur një fëmijë të zgjuar e të suksesshëm.
Ushtrimet fizike: Dr. Brenda Armstrong, pediatre kardiologjike dhe zv-dekane në “Duke University”, thotë se të qënit në formë fizikisht shton mundësitë e suksesit në shkollë. Një studim nga “Columbia University” tregon se një regjim ushtrimesh 3 mujore përmirëson qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trurit që ka për qëllim memorizimin dhe të mësuarit.
Gjumi: Studimet tregojnë se mungesa e gjumit e ul aftësinë e trurit për të përthithur dhe përvetësuar informacionin. Fondacioni ndërkombëtar i gjumit rekomandon se një fëmijë në parashkollor duhet të bëjë 11 deri në 14 orë gjumë në ditë, fëmijët e shkollës kanë nevojë për 9 deri në 11 orë gjumë, ndërsa adoleshentët për 8 deri në 10 orë gjumë.
Disiplinimi: Justin Lawrence i diagnostikuar me defiçencë të vëmendjes që në moshën 9 vjeçare, thotë se sporti është mënyra më e mirë që një fëmijë të disiplinohet. Sporti i ndihmon fëmijët të tregohen të vëmendshëm pasi duhet të jenë të përqëndruar për të arritur të fitojnë. E njëjta gjë vlen dhe për shkollën.
Leximi: Zhvillimi i një dashurie për leximin është hapi tjetër për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëhet më i zgjuar. Është e rëndësishme të rrisni një fëmijë që dëshiron të lexojë.
Mësimet e muzikës: Një mënyrë tjetër për të mprehur trurin e fëmijës. Mësuesja e muzikës Kathy Wissner thotë se mësimi i një instrumenti muzikor e sfidon trurin e fëmijëve dhe e detyron atë të jetë më i përkushtuar në atë që bën./Për nënat”
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...