Gruaja 10 vjet më e madhe në moshë, rreh burrin

00:27 | 4 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Dhuna në familje ka shënuar rastin e radhës, të gruas që masakron burrin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullë të Durrësit, kur gruaja, 10 vjet më  madhe në moshë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikish ish-bashkëshortin e saj.

Pas denoncimit, Policia Vendore plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M. Q., vjeç 36, banues në fshatin Kullë, pasi ish bashkëshortja, L. U., vjeçe 46, banuese  në Kullë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M. Q., vjeç 36, banues në fshatin Kullë, pasi ish bashkëshortja, L. U., vjeçe 46, banuese  në Kullë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme