Google ADS

SHBA, sulm me armë në një kompleks pallatesh, dhjetë të plagosur

22:14 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info
Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në San Bernardino të Kalifornisë, brenda një kompleksi pallatesh. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, konfirmoi zëdhënësi i policisë së San Bernardino, kapiteni Richard Lawhead.
Të shtëna me armë shpërthyen papritur në një zonë të përbashkët të kompleksit, që ka rreth njëqind apartamente. Agjentët që ndërhynë nuk gjetën armë, por Lawhead sqaroi se të gjithë të plagosurit besohet se janë në moshë madhore.

Në këtë moment nuk ka të dyshuar të arrestuar për ngjarjen, pasi armë nuk janë gjetur në vendngjarje.

“Ne besojmë se ka pasur një shkëmbim zjarri”, tha Lawhead, duke shtuar se “pistoleta dhe pushkë të kalibrit të rëndë janë përdorur”.

“Disa njerëz janë transportuar në stacion për qëllime hetimore kështu që ne shpresojmë se ata do të japin informacion për ne”, shtoi zyrtari i policisë.

Alysa Marie, e cila jeton pranë kompleksit të apartamenteve, i tha CNN-së se dëgjoi 15 deri 20 të shtëna me armë që ndodhën shumë shpejt.

“Vëllai im mund pa plumba që fluturonin në shtëpinë tonë, pasi ai ishte jashtë në kohën e të shtënave”, tha Marie.

“Rreth pesë minuta më vonë helikopteri po rrotullohej rreth rrugës sonë (Lynwood), duke bërë thirrje me altorpolant që t’i lëshonin armët, ndërsa për njerëzit që ishin në terren për të ngritur duart lart dhe për të lejuar zbatimin e ligjit”, shtoi dëshmitarja.

Të shtënat ndodhën në një fundjavë të nxehtë në qytetin që është rreth 60 kilometra (96 km) në lindje të Los Anxhelosit. Sulmi me armë ndodhi një javë pasi një person i armatosur qëlloi mbi nëntë vetë dhe vrau dy konkurrentë në një turne videoloje në Jacksonville, Florida.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme