Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka filluar sot patrullimin me dron.
Përmes patrullimit me dron, ky njësit do të identifikojë shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Sipas rreshterit, Arsim Gollubovci patrullimi me dron ka filluar më qëllim të parandalimit të aksidenteve.
“Patrullimin kemi filluar sot me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Ne e kemi parë të arsyeshme që përveç planeve të tjera që kemi të fillojmë edhe patrullimin me dron për parandalimin e kundërvajtësve të cilët shkelin rregullat e komunikacionit”, tha Gollobovci për kallxo.com.
Ai shtoi se për kundërvajtësit të cilët shkelin rregullat e komunikacionit do të ketë zero tolerancë.
Gollubovci tha se patrullimin me dron fillimisht e kanë filluar në qendër të qytetit duke kontrolluar kundërvajtësit të cilët kalojnë në dritën e kuqe të semaforit, duke vazhduar patrullimin për kontrollimin e kundërvajtësve të cilët bëjnë tejkalim në vijë të plotë.
“Tani varësisht nga situata se ku ka kundërvajtje do të vazhdojmë të patrullojmë. Do të vazhdojmë të patrullojmë me ritëm të shtuar dhe do të angazhojmë njësi sa është e nevojshme që patrullimi të jetë sa më efektiv”, tha Gollobovci.
Në bazë të ligji për rregullat e trafikut, gjoba për tejkalim në vijë të plotë fillon nga 100 deri në 300 euro, ndalim të patentë shoferit për 3 deri në 6 muaj dhe dy pikë negative.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka njoftuar se patrullimi me dron do të vazhdoj varësisht se sa do të jetë efektiv patrullimi.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...