Trump mund të shtyjë Gjermaninë drejt Rusisë dhe Kinës thotë diplomati veteran

19:03 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Sa më shumë që Trump qëndron në zyre, aq më shumë rritet rreziku që forca anti – amerikane të shtyjë Gjermaninë drejt Rusisë dhe Kinës, thotë diplomati veteran gjerman Wolfgan Ischinger në një intervistë.

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe ish-ambasadori në Uashington ka folur për Reuters disa ditë përpara botimit të librit të tij “Bota në Rrezik”, në të cilën ai u kërkon gjermanëve të mos heqin dorë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të Trump, për të pranuar më shumë përgjegjësi globale.

“Sa më gjatë që Trump mbetet në detyrë, aq më e vështirë do të jetë përkrahja për këtë vend dhe vendet tjera në Evropë, të cilat kanë qenë duke debatuar që nga lufta e Vietnamit dhe ne kemi nevojë për një koordinim të prerë nga Amerika”, tha Ischinger.

“Do të ishte shumë më e vështirë për qeverinë gjermane të qëndronte në kurs dhe të mbronte këtë marrëdhënie”, tha ai. “Dhe forcat që bëjnë thirrje për një marrëdhënie më të ngushtë me vende si Rusia apo Kina mund të jenë të inkurajuar”.

Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të kaluar, Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes së klimës së Parisit, ka lënë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe ka kërcënuar të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë (WTO).

Ai ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë për suficitin e saj tregtar dhe mungesën e shpenzimeve të mbrojtjes, duke e shqetësuar një vend që e ka konsideruar Amerikën si aleat më të afërt të saj jashtë Evropës dhe një bastion të sigurisë dhe mbrojtjes së saj.

Një studim i Pew Research Center vitin e kaluar tregoi se vetëm 35 për qind e gjermanëve kanë një pamje të favorshme të Shteteve të Bashkuara nën Trump. Një sondazh i Fondacionit Koerber sugjeroi se gjermanët e shohin Trumpin si një problem më të madh të politikës së jashtme sesa udhëheqësit autoritarë në Korenë e Veriut, Rusinë apo Turqinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme