Google ADS

Rriten çmimet e karburanteve në Maqedoni

18:20 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës në Maqedoni prej sonte në mesnatë do të rriten për 1 deri 1.5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë.
Sipas këtij vendimi, Eurosuper BS-95 do të shtrenjtohet për një denar dhe do të kushtojë 72 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të rritet për 1.5 denarë dhe do të shitet për 74 denarë për litër.

Gjithashtu edhe çmimi i Eurodieselit do të rritet për 1.5 denarë dhe do të arrijë në 64.5 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri gjithashtu do të rritet për 1.5 denarë dhe do të shitet për 53 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit rritet për 0.951 denarë dhe do të kushtojë 34 denarë për kilogram.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme