Gjyqtari i EULEX-it, Gabriel Chifan, ka pranuar se është përjashtuar nga funksioni i gjyqtarit në shtetin e tij, Rumaninë.
Në një përgjigje për KTV-në ai thotë se kishte treguar arsyen e pushimit nga posti i gjyqtarit në Rumani.
KTV-ja ka raportuar javën e kaluar sesi gjyqtari Chifan kishte mashtruar autoritetet rumune, duke kërkuar atje pushim pa pagesë si gjyqtar, për të mos e humbur punën, derisa në Kosovë u angazhua të punojë për EULEX-in.
Për këtë ai është përjashtuar nga detyra e gjyqtarit në vendin e tij. Por, mosdeklarimin e vërtetë të arsyes së pushimit Chifan nuk e sheh si relevante.
Në fakt mediet rumune shkruajnë se rasti është zbuluar verën e kaluar, pasi inspektorët rumunë kishin kryer një kontroll rutinor në Gjykatën e Oradeas, përcjell koha.net. Kjo vërtetohet edhe në uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë, ku kryetar i kësaj gjykate figuron Rus Andrei./koha.net/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?