Google ADS

Bllokohen 5 gomone në Sarandë, 4 të arrestuar

16:37 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Duke bashkëpunuar me policinë greke, policia shqiptare ka bllokuar gjatë ditës së sotme 5 mjete lundruese.

Gjatë këtij aksioni, janë vënë në pranga edhe 41 persona.

Gomonet mësohet se vidheshin në Korfuz, Greqi dhe më pas shiteshin në Sarandë.

Policia kishte marrë informacione për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit ‘Pavllo’,  shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin ‘Highfield’, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:

F. Ll., 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

A. D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarand?.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin ‘Evinrude’, pa dokumentacion.

1 / 4

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me  Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë  shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K. P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

K. D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:

– Gomone ‘Highfield’, motor ‘Mërkuri’ me 9HP.

– Varkë plastike ‘Evinrude’ 25 HP.

Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Vjedhje’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme