Kendall Jenner po na bën sërish konfuz në lidhje me faktin se kush është i dashuri i saj.
Pak kohë më parë të gjithë menduam se romanca e saj me Ben Simmoms kishte marrë fund duke qenë se ajo u fotografua duke u puthur me vëllain e motrave Hadid.
Menjëherë pas puthjes me Anwar Hadid, Kendall u fotografua duke buzëqeshur me yllin e NBA-së, Ben Simmoms, teksa kalonte një fundjavë të lumtur në shoqërinë e tij dhe duke shuar zërat se lidhja e tyre kishte marrë fund.
Mirëpo imazhet më të fundit të Kendall Jenner na bindin se marrëdhënia e saj me Ben po shuhet nga dita në ditë. 22-vjeçarja është fotografuar sërish së bashku me Anwar Hadid, në Malibu.
Ylli i klanit Kardashian dhe modeli i njohur janë fotografuar së bashku me një grup miqsh në Malibu të Kalifornisë, duke ndezur sërish zërat se ata janë duke shijuar një romancë mes tyre.
Madje një burim ka thënë për “E!” se Kendall gjithmonë dëshiron t’i mbajë të hapura opsionet.
“Kendall gjithmonë do t’i mbajë të hapura opsionet e saj. Ajo e pëlqen Ben, por ajo e dinte që ishte më shumë se sa një flirt veror. Ata të dy kanë një karrierë me plotë angazhime dhe kjo është ajo që është. Kendall nuk po kërkon ndonjë gjë serioze. Ajo argëtohej me Ben, por ai nuk ishte gjithmonë plotësisht i përkushtuar ose ishte duke kërkuar një marrëdhënie afatgjatë dhe ekskluzive”, ka thënë burimi.
Ndërkohë që dy romancat verore kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, Kendall ende nuk ka reaguar duke mos konfirmuar asnjë gjë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...