Edhe pse u tha se do të kishte një angazhim maksimal të efektivëve të Policisë Rrugore gjatë sezonit turistik veror, përsëri numri i aksidentet me pasojë vdekjen mbeti i lartë.
Vetëm gjatë muajit gusht humbën jetën nga aksdientet 22 persona. Një shifër disa herë më e lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian në raport me popullsinë. Për Gushtin e vitit të kaluar numri nga vdekshmëria ishte një më pak. Pjesa më e madhe e viktimave u shënua gjatë akseve kombëtare, veçanërisht në zonat bregdetare, aty ku ishte edhe përqëndrimi më i madh i efektivëve të Policisë Rrugore.
Pothuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe aksidentet rrugore me pasojë plagosjen.
Gjatë muajit që lamë pas u regjistruan 180 përplasje, ndërkohë rezulton se numri i personave të lënduar ka qenë vetëm 5 më pak se një vit më parë.
Muaji që ka pasur numrin më të vogël për aksidentet rrugore ka qenë korriku i këtij viti kur sipas shifrave zyrtare të policisë humbën jetën në aksidente vetëm 11 persona. Kjo shifër është gati gjysma krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas specialistëve, aksidentet rrugore në 80 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e gabimit të drejtuesve të mjeteve, teksa grupmosha që ka kryer më shumë aksidente janë nga 25 deri në 35 vjeç.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...