Në mbledhjen e Qeverisë, sot Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka propozuar emrat e delegacionit të Kosovës që do ta udhëheqin dialogun me Serbinë.
Haradinaj ka propozuar për kryesues të dialogut zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, zëvendëskryesues, zëvendëskryeministrin tjetër Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë të delegacionit janë propozuar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ministri i Diasporës Dardan Gashi si dhe kryesuesin e deritashëm të dialogut Avni Arifi.
Këtë e kanë konfirmuar për Arbresh.info, nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndryshe emrat e delegacionit fillimisht i propozohen Kuvendit të Kosovës për miratim.
Kryeministri Haradianaj ka thënë se ky ekip është një delegacion për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Si Qeveri me këtë delegacion po marrim përsipër dhe përgjegjësitë tona për dialog. Kjo është një mundësi e mirë që Qeveria ta kryejë punën e vet dhe Parlamenti punën e vet”, ka thënë Haradinaj/arbresh.info/
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...