Diplomati gjerman kundër Thaçit e Vuçiqit: Rivizatimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem

14:12 | 3 Shtator 2018
V. S.

 

Gjermania edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e saj kundër shkëmbimit të tëerritoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka bërë Ministri i Shtetit për Europë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, i cili ka thënë se ri-kufizimi i kufijve nuk është zgjidhje.

Diplomanti gjerman, në profilin e tij në Twitter, ka deklaruar se shëkmbimi i territoreve nuk është zgjidhje as për Kosovën e as për Serbinë.

Sipas Roth, ri-kufizimi i kufijve nuk është zgjidhje, përkundrazi kjo sipas tij do të hapte kutinë e Pandorës për rekrutime etnike.

Ai tutje ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm me një bashkëpunim multietnik, fetar dhe kulturor dhe se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të bashkuara në diversitet, për të qenë pjesë e Europës, pasi sipas tij, kjo është Europa./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme