Ballkani i Suharekës pritet që sot pasdite të vendos për trajnerin e ri.

13:24 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Pas dorëheqjes së Bekim Shotanit, suharekasit kanë nisur bisedimet për gjetjen e zëvendësuesit të tyre.

Gazeta Olle mëson se kryesia e Ballkanit është në bisedime me Ramiz Krasniqin, trajner i Kombëtares U-19 të Kosovës dhe Zekiria Ramadanin, që së fundi u nda me Shkupin.

Krasniqi do ta shqyrtojë mundësinë nëse mundet të drejtojë edhe klub, meqenëse është trajner i Kombëtares.

Ndërkohë, problem tek Ramadani qëndron se është në bisedime edhe me Feronikelin, të cilët në rast se largojnë Sylejman Starovën, do ta rikthehenin “Zekën”.

Sidoqoftë, sot pasdite do të mësohet emri i trajnerit të ri, kur do të mblidhet kryesia e Ballkanit. /Gazeta OLLE/

Të ngjashme