Të pakënaqur me mosrritjen e pagave sikurse kolegët e tyre nga stafi politik: zyrës se informimit, asaj ligjore dhe sekretariatit koordinues, stafi civil i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka hyrë në grevë që nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës.
Sipas disa burimeve merret vesh se arsyeja e kësaj greve ka ardhur si rrjedhojë e privilegjeve në rritje të pagave të disa zyrave, sidomos asaj të informimit, zyrës ligjore dhe sekretariatit koordinues.
“Stafi është mbledhur në sallën e Qeverisë dhe po kërkon të drejta të plota me kolegët e tyre”, ka thënë një burim për Telegrafin brenda grevës.
Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Qeverisë, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë.
Muaj më parë një vendim të qeverisë që ishte kritikuar shumë kryeministri dhe kabineti qeveritar kishte marrë vendim për rritjen e pagave të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësve të tyre, si dhe stafit politik.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...