Kamer Qaka ka nënshkruar me një klub të ri.
Kamer Qaka rikthehet te Politehnika Iasi në kampionatin rumun.
Pas vetëm pak muajsh te Steaua e Bukureshtit, 23-vjeçari i Kombëtares Shqiptare, la gjigantët e Rumanisë për t’u rikthyer te skuadra ku spikati me lojën e tij sezonin e kaluar.
Presidenti Gigi Becali ishte shprehur së fundi se “nuk kishte kohë të rriste fëmijët”, duke e përjashtuar lojtarin nga skuadra e tij, pas eliminimit nga Rapidi i Vjenës në play off të Europa League-s, ndërsa të dielën ai u zyrtarizua se afrimi i orës së fundit te Poli Iasi.
Qaka ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare dhe mund të aktivizohet me Poli Iasin që në ndeshjen e sotme, me Concordian.
Për shkak të dëmtimit dhe formës së tij larg nivelit të kërkuar nga Panucci, Qaka nuk është grumbulluar në përfaqësuese për dy ndeshjet e Nations League me Izraelin dhe Skocinë.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...